Detaje të reja për aksionin në veri, ja sa pjesëtar të Policisë ishin të përfshirë
Foto ilustrim

Detaje të reja për aksionin në veri, ja sa pjesëtar të Policisë ishin të përfshirë

Aktuale October 16, 2019 - 14:19
Detajet

Në një konferencë të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës janë dhënë detaje lidhur me aksionin e sotëm të PK-së në veri të Mitrovicës raporton “Zëri.info”. 

Me këtë rast zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani bëri të ditur që gjatë këtij aksioni janë arrestuar dy persona, teksa personi i tretë që kërkohej nga Policia nuk u gjet.

“Në bazë të urdhër kontrollit në aksionin e sotëm është arritur të arrestohet R.B i përfshirë në urdhër kontroll, përderisa i dyshuari i dytë po ashtu zyrtar policor që ka qenë në kërkim nuk është has nga policia në vendin e kërkuar. Gjatë këtij aksioni policor është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar por që nuk ka qenë i përfshirë në urdhër kërkim, por që arrestimi i tij është bërë nën dyshimin e bazuar se në atë lokacion ku është takuar personi është gjetur një armë”, tha Kelani. 

Ai po ashtu bëri të ditur që gjatë kësaj bastisjeje janë gjetur edhe armë e mocion. Sipas tij mbi 100 pjesëtar të PK-së, ishin të përfshirë në këtë aksion.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit PK në bazë të udhëheqjes së dyshuar nga ka realizuar një operacion policor që ndërlidhet me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq. Në këtë operacion kanë qenë të kyçur drejtpërdrejt 100 pjesëtar policor, por sigurisht ka pasur edhe të tjerë të përfshirë”, tha ai./ZERI