A ishte ushtria e Kosovës në veri sot?

A ishte ushtria e Kosovës në veri sot?

Aktuale October 16, 2019 - 14:31
Detajet

Në veri të Republikës së Kosovës sot Policia e shetit ka zhvilluar një aksion të gjerë nga i cili kanë mbetur të arrestuar dy persona, ndërsa një i tretë është në arrati.

Personat janë arrestuar nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe fshehje të fakteve rreth rastit të vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivnaoviq.

Ndërkohë në fotografitë që i posedon Gazeta Express, në mesin e makinave e autoblindave të Policisë së Kosovës që kanë marrë pjesë në aksion gjendet edhe një kamion me forca të Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

Ndërkohë përmes një emaili drejtuar Zyrës për Media në Ministrinë e Mbrojtjes gazeta ka kërkuar një konfirmim zyrtar nëse Ushtria e Republikës së Kosovës ka qenë e përfshirë në aksionin  sotëm në veri të vendit.