Kurti e thotë hapur: Ose Vetëvendosje në Qeveri dhe unë Kryeministre, ose zgjedhje të parakohshme

Kurti e thotë hapur: Ose Vetëvendosje në Qeveri dhe unë Kryeministre, ose zgjedhje të parakohshme

Aktuale October 17, 2019 - 22:17
Detajet

“Ose Vetëvendosje në Qeveri dhe unë Kryeministre, ose zgjedhje të parakohshme. S’ka kushte të tjera”.

Kështu deklaroi kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili është vetëshpallur si kryeministër i Kosovës pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Në një intervistë për ‘Real Story’ në “News24” Kurti ripërsëriti qëndrimin e tij ndërsa theksoi synimi i qeverisë së re VV-LDK do të jetë sigurimi i 12 ministrive.

“Është destinim i yni që ne të qeverisim bashkë me LDK. Ose Vetëvendosje në Qeveri dhe unë Kryeministër, ose zgjedhje të parakohshme. Ska kushte të tjera”, ka thënë Kurti