Haradinaj i shijon ditët e nxehta në Shqipëri

Haradinaj i shijon ditët e nxehta në Shqipëri

Aktuale October 19, 2019 - 12:52
Detajet

Ditët e bukura me diell të tetorit, po i shijon në maksimum kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

I shoqëruar me vëllain e tij Dautin, kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifin, zëvendësministrin, Rexhep Kadriun dhe me sekretarin e AAK-së, Xhavit Alijaj, Haradinaj po e shijon kafen në Shqipëri.

Në një fotografi të postuar nga anëtari i kryesisë së AAK-së, Kushtrim Brahimaj, ata shihen teksa shijojnë motin e mirë të tetorit në një nga hotelet e Durrësit.

Image