Haziri ia huq numrit të votave të Vjosës, Albini del më i votuar!

Haziri ia huq numrit të votave të Vjosës, Albini del më i votuar!

Aktuale October 19, 2019 - 14:09
Detajet

Nënkryetari i parë i LDK-së, Lutfi Haziri kishte deklaruar ditë më parë se kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani prin me vota në krahasim me kandidatët e tjerë.

“Para zgjedhjeve është thënë se cili del më i votuari është i nominuar për kryeministër. Por me kushtetutë dhe ligje mandatari i shkon partisë fituese”, ishte shprehur ai.

Mirëpo, ndryshe po del të jetë e vërteta. Sipas rezultateve, thuajse finale të KQZ-së, Albin Kurti është personi më i votuar.

Ai ka arritur të marrë gjithsej 185 mijë vota ndërsa Vjosa mbi 162 mijë.

Ndryshe, LDK dhe VV kanë intensifikuar takimet ndërmjetmeve për të harmonizuar programin dhe ndarjen e posteve qeveritare.

Ditëve në vazhdim do të ketë edhe takime të tjera.