Zaevi çon vendin në zgjedhje të parakohshme/ Po qeveria shqiptare a mban përgjegjësi?

Zaevi çon vendin në zgjedhje të parakohshme/ Po qeveria shqiptare a mban përgjegjësi?

Aktuale October 19, 2019 - 15:05
Detajet

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj gjatë një dalje publike për mediat, u pyet se a mban përgjegjësi qeveria shqiptare për mos-hapje negociatash, pasi në Maqedoninë e Veriut kryeministri Zoran Zaev dërgoi vendin në zgjedhje të parakohshme.

Gent Cakaj deklaroi se Maqedonia e Veriut ka bërë përpjekje të mëdha për të marrë negociatat, ndryshoi emrin dhe se liderët politikë atje janë zotuar se në rast se nuk hapen negociatat, do të ketë dorëheqje.

Cakaj tha se nuk ka ndodhur e njëjta gjë në Shqipëri, as ai dhe as kryeministri Rama nuk kanë folur për dorëheqje, por kanë bërë gjithçka që të plotësojnë kushtet e vëna nga Brukseli për hapje negociatash.