Pas aksidentit ku u përfshi Albin Kurti, vjen reagimi zyrtar nga VV-ja

Pas aksidentit ku u përfshi Albin Kurti, vjen reagimi zyrtar nga VV-ja

Aktuale tetor 20, 2019 - 21:25
Lexoni detajet

VV-ja jep detaje shtesë për aksidentin ku u përfshi Albin Kurti

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është përfshirë në një aksident në kryeqytetin shqiptar Tiranën, raporton “Zëri.info”.

Zyrtarë për informim nga LVV-ja kanë bërë të ditur që aksidenti në të cilin ka qenë i përfshirë lideri i tyre ka qene një aksident zinxhiror i lehtë.

“Sonte makina e Kryetarit të Lëvizjes Albin Kurti u aksidentua në një ndeshje zinxhirore të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë. Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Aktivitetet vazhduan sipas axhendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim”, ka bërë të ditur Arlind Manxhuka, zëdhënës i VV-së përmes një postimi në "Facebook". /ZËRI