Policia jep detaje, trupi i 24-vjeçarit është gjetur në një grop të gurthyesit

Policia jep detaje, trupi i 24-vjeçarit është gjetur në një grop të gurthyesit

Aktuale tetor 21, 2019 - 23:06
Detajet

Pas disa dite, sonte rreth orës 21:30 është gjetur trupi i  24-vjeçarit, Shqipdon Aliu nga Gadimja e ulët e Lipjanit.

Gjetjen e trupit të tij, e ka konfirmuar për “Zëri.info”, policia e Kosovës.

Zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti, ka thënë se trupi i cili dyshohet se është i Shqipdon Aliut, është gjetur në fshatin Gadime e ulët, saktësisht në një grop të një gurtheysi

“Me daten 21.10.2019 rreth ores 21:30, në fshatin Gadime e Ultë tè Lipjanit, saktesisht në një grop (te gurthyesi i vjeter), është gjetur nje trup i pajete. Ekipet e nevojshme policore jane ne vendngjarje. Bazuar ne te dhenat fillestare dyshohet se behet fjale per personin e raportuar te zhdukur me daten 14 tetor.”, ka thënë Ahmeti për “Zëri.info”

Ahmeti ka shtuar se kanë qenë informacionet e qytetarëve ato qe kane ndihmuar policinë të gjejne vendodhjen e personit, për cka edhe i ka falënderuar

Kujtojmë se Shqipdoni ishte larguar nga shtëpia pasi nuk kishte mundur ta përballonte situatën me babain e sëmurë, i cili ka vdekur para pak ditësh./ZERI/