Edhe një ftesë nga Specialja, Selim Krasniqi do të intervistohet në Dhomat e Specializuara

Edhe një ftesë nga Specialja, Selim Krasniqi do të intervistohet në Dhomat e Specializuara

Aktuale nëntor 08, 2019 - 18:00
Detajet

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Trupave Mbrojtëse të Kosovës, Gjeneral Selim Krasniqi, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka konfirmuar vet ai nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Për hir të transparencës dhe duke mos pasur të fshehë asgjë, ju informoj që sapo komunikova me hetues të Dhomave të Specializuara!! Mu komunikua gojarisht ftesa për në Hagë, por unë personalisht kërkova që ç’do veprim të jetë zyrtar e në rrugë ligjore” – ka shkruajtur Krasniqi.

Postimi i plotë: