Si do të jetë moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme?

Si do të jetë moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme?

Aktuale nëntor 08, 2019 - 22:15
Detajet

Në fundjavë, butë dhe mot i ndryshueshëm. Të shtunën në mbrëmje më vonë priten reshje lokale shiu

Fushat e presionit të ulët që ndodhen mbi rajon, do të kushtëzojnë në fundjavë mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell, e të shtunën gjatë natës priten edhe reshje lokale shiu, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se rrymat e ngrohta ajrore nga Mesdheu vazhdojnë të sjellin mot të butë, me temperatura mbi vlera mesatare.

“Ditën e hënë mbi rajon do të shtrihen fusha të presionit të lartë, ku do të favorizojnë mot të butë, me intervale më të gjata me diell. Nga dita e martë një vorbull ciklonike e fuqishme që do të formohet në Mesdhe, do të filloj të zhvendoset mbi rajon, ku pritet të sjellë vranësira dhe erëra, e ditën e mërkurë parashihen mundësi të reja për reshje më të qëndrueshme shiu”, thekson PW.

Parashikimi për datat 9-13 nëntor:

9.11 – Butë, vranësira dhe intervale me diell. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen, e më vonë gjatë natës priten reshje lokale shiu.

10.11 – Herët në mëngjes reshje lokale shiu. Ditën, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Në mbrëmje priten kthjellime.

11.11 – Butë, pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Në mëngjes më ftohtë, në ultësira mundësi për mjegull/mjegullinë.

12.11-13.11 – Ditën e martë, kryesisht me vranësira dhe erë. Pasdite mundësi për riga lokale shiu. Ditën e mërkurë, kryesisht vranët, me erë, e kohë pas kohe me shi.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 3C deri në 10C, e maksimalet nga 15C deri në 17C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare jugore 2-7m/s, e ditën e martë do të fryjnë erëra të forta nga juglindja, me hove deri në 16m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale, e nga mesi i javës së ardhshme do të pësojë rënie të theksuar.