Qytetarët alarmohen: Biskotat nga Turqia që po paralizojnë fëmijët, flasin nga AVUK

Qytetarët alarmohen: Biskotat nga Turqia që po paralizojnë fëmijët, flasin nga AVUK

Aktuale nëntor 10, 2019 - 10:15
Lexo Detajet

Në rrjetet sociale ka disa ditë që po qarkullon një video përmes së cilët janë alarmuar shumë qytetarë.

Faqe të ndryshe në Facebook, përmes një video të shprendarë, kanë alarmuar se në disa biskota që prodhohen në Turqi, janë gjetur tableta me të cilat  sipas tyre, po paralizojnë fëmijët, shkruan Zëri.info

Në video e cila nuk dihet nëse është bërë në Kosovë, shihet një person duke hapur paketimin e këtyre biskotave të cilat gjenden edhe në tregun tonë, e për të cilat po thuhet se kanë medikamente të dëmshme për fëmijët.

Zëri.info ka kontaktuar Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, të cilët kanë thënë se janë në dieni për videon por ende nuk janë marrë me rastin dhe këtë pritet ta bëjnë qysh nesër.

“Jemi në dijeni për videon, nesër do ta verifikojmë rastin dhe do të hulumtojmë dhe video do të dergohet tek inspektorati sanitar”, ka thënë për Zërin, Lamir Thaçi, zëdhënës i AVUK-ut./ZERI/

Më poshtë shihni videon: