Thaçi në Paris: Franca mund të ketë rolin vendimtar në marrëveshjen Kosovë-Serbi

Thaçi në Paris: Franca mund të ketë rolin vendimtar në marrëveshjen Kosovë-Serbi

Aktuale November 10, 2019 - 20:43
Detajet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi sot se Franca mund të luajë rol kyç në procesin e ardhshëm të zgjidhjes përfundimtare të paqes dhe njohjes së ndërsjellë Kosovë-Serbi. 

Ai këto komente i bëri në llogarinë e tij në Twitter nga Parisi, ku sot ka shkuar për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, të organizuar nga presidenti Emmanuel Macron.

“Ndodhem në Paris për Samitin e Paqes. Do të kem një takim me presidentin Emmanuel Macron për të diskutuar zhvillimet e fundit në rajonin tonë dhe kontinent. Franca mund të luajë një rol vendimtar në procesin e ardhshëm të zgjidhjes përfundimtare të paqes të njohjes së ndërsjellë midis  Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Thaçi.

Në edicionin e dytë të Forumit të Paqes në Paris, presidenti Thaçi në një panel të veçantë do të flasë për sfidat e ndërtimit dhe ruajtjes së paqes.