Pasi e rrahu sekretarin e ministrisë, nipi i Jakup Krasniqit reagon nga stacioni i Policisë

Pasi e rrahu sekretarin e ministrisë, nipi i Jakup Krasniqit reagon nga stacioni i Policisë

Aktuale November 11, 2019 - 16:17
Detajet

Pak minuta pas rrahjes që ndodhi në Ministrinë e Tregëtisë dhe Industrisë, ka reaguar Arian Krasniqi, djali i vëllaut të Jakup Krasniqit, që është edhe këshilltar në këtë ministri.

Derisa i njëjti dyshohet se e ka sulmuar fizikisht sekretarin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rrecin, Krasniqi nuk ka folur për këtë çështje, mirëpo, ka zgjedhur që të komentojë vendimin e PZAP-së për votat nga Serbia dhe për rinumërimin.

“#NismaSocialdemokrate ruan kuptimin themeltar te demokracise, mandatet e deleguara nga sovrani nuk lejon te kontrabandohen nga asnje subjekt politik a makanizem shteteror”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./Express/

Image