Biskotat nga Turqia që alramuan qytetarët, AVUK tregon se a ka rrezikë në Kosovë

Biskotat nga Turqia që alramuan qytetarët, AVUK tregon se a ka rrezikë në Kosovë

Aktuale November 11, 2019 - 16:37
Detajet

Gjatë distës së djeshme Zëri.info, ka raportuar në lidhje me një shqetësim të qytetarëve për disa biskota që prodhoheshin në Turqi

Shqetësimi ishte shfaqur pasi në rrjetet sociale ishin shprendarë video ku shihej se në to gjendeshin tableta dhe sipas raportimeve ato paralizonin fëmijët.

Sot Inspektorati Sanitar i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, ka dal në terren për të verifikuar nëse është i sigurt ky product i cili prdhohet në Turqi dhe gjendet edhe tek ne,

Në përgjigje për Zëri.info, AVUK ka thënë se nga inspektoret në depon e importuesit, në të gjitha paketimet të cilat janë hapur nuk është gjetur ndonjë medikament siç shihet ne video.

“Produktet kanë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm qe dëshmon mbi sigurinë e produktit, iu kanë nënshtruar kontrollit kufitar. Nga kontrolli fizik dhe organoleptik i ushtruar nga inspektoret në depon e importuesit, në të gjitha paketimet të cilat janë hapur nuk është gjetur ndonjë medikament siç shihet ne video”, ka thënë Lamir Thaçi, zëdhënës i AVUK-ut.

Ai ka bërë të ditur se përbërësit kanë qen ne gjendje të mire dhe se gjatë inspektimit nuk është vërejtur asnjë shenjë fizike apo aromatike dyshuese në produkt.

“Janë hapur një numër i madh i paketimeve nga se cila është marrë një mostër e rastit dhe janë hapur për kontroll. Importuesi ka ofruar dëshmi se produkti i cili shihet ne video nuk ka ardhur asnjëherë ne vendin tonë, po ashtu na është ofruar një deklaratë e prodhuesit ‘’Solen’’ nga Turqia.Produkti qe shihet në video është eksportuar vetëm në Irak”, ka shtuar Thaçi

Po ashtu dëshmohet se mbi këtë raste është duke u hetuar për origjinën dhe shpërndarësit e videos. Produktet qe kanë dërguar në Kosovës nuk janë të njëjta nga ato qe shihen në video. Ata marrin përgjegjësinë për ketë.

AVUk në fund ka bërë apel të gjithëve qe mos të shfaqin video të cilat i gjejnë në internet dhe te aludojnë sikur produktet qe shihen diku në botë të përkthehen sikur janë edhe në Kosovë. Kjo po shkakton me pa të drejt panik tek qytetaret./ZERI/