Kurti: Ndërkombëtarët kanë më shumë respekt për mua sepse nuk e vjedhi Kosovën

Kurti: Ndërkombëtarët kanë më shumë respekt për mua sepse nuk e vjedhi Kosovën

Aktuale November 11, 2019 - 21:54
Detajet

Kreu i Vetëvendosjes, dhe sipas të gjitha giasave Kryeministri ne ardhje, ka thënë se nuk i frikësohet presionit ndërkombëtar për dialogun me Serbinë.

Kurti ka thënë madje se është kureshtar për ta përjetuar presionin ndërkombëtar por është shfaqur i bindur se ndaj tij kjo nuk do të funksionojë sepse siç ka theksuar Kurti ndërkombëtarët e respektojnë më shumë se liderët tjerët për faktin se nuk vjedh.

“Unë nuk vjedh. Këta bëjnë krim të dyfishtë sepse vjedh dhe vjedhin një vend të varfër. Ndërkombëtarët dinë gjithçka, e njohin secilin. Secili që del 2 herë në televizor ne Kosovë është i skanuar. Këta nuk i merr seriozisht askush sepse e vjedhin vendin” ka thëne Kurti duke u ndërlidhur këtë me çështjen e dialogut me Serbinë.