KQZ: Nga nesër nis rinumërimi i votave
Foto: Laura Hasani

KQZ: Nga nesër nis rinumërimi i votave

Aktuale November 12, 2019 - 16:12
Detajet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës në lidhje me vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për për përjashtimin e votave të ardhura nga Serbia nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve dhe për vendimin për rinumërim të votave në 1472 vendvotime, raporton “Zëri.info.

Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, është shprehur se deri në orën 15:00 nuk kanë marrë kurrfarë njoftimi nga Gjykata Supreme për ankesa në lidhje me vendimin për rinumërimin e votave. Ajo theksoi se nëse nuk ka ankesa, vendimi i PZAP-it e obligon KQZ-në ta nis rinumërimin që nesër.

“Ne kemi pranuar dy vendime të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Me një vendim ne jemi obliguar që të rinumërojmë një numër të caktuar të kutive dhe me sa kam informatë nga Gjykata Supreme deri në orën 15:00 sa ka qen afati për ankimin nuk është ankuar askush dhe ky vendim bëëhet i formës së prerë pra i plotfuqishmë dhe ne jemi ne jemi të obliguar t’i rinumërojmë këto kuti ashtu sic shtë paraparë me këtë vendim të PZAP-it”, ka deklaruar ajo.

Meqë nga anëtarët e KQZ-së pati polemika se ende nuk është është mbyllur afati për ankesa në Supreme, Daka theksoi se do të presin deri sa të mbyllet ky proces dhe që nga nesër ta nisin rinumërimin nëse nuk ka ankesa.

“Ne mbesim në pritje të asaj se a ka ankesa në Gjykatën Supreme edhe pse e di që nuk ka dhe nëse jo ne fillojmë prej nesër. Gjithsesi do të ishte mirë që QNR-ja të përgatitet në çdo rast”, ka thënë Daka.

Ndërsa sa i përket vendimit tjetër për largimin e votave të Serbisë nga rezultati, Daka tha se kjo është çështje që kërkon kohë deri në fund të procesit.

“Sa i përket vendimit tjetër tashmë ka disa ankesa në Supreme por ajo nuk ka ndonjë nguti, varet nga rezultatet përfundimtare pra nuk është cështje që kërkon prej nesh ndonjë veprim përveç në fund fare të procesit dhe nuk kemi çka të diskutojmë”, ka shtuar ajo.

Ndërsa përfaqësuesit e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve njoftuan se janë të gatshëm ta nisin rinumërimin nëse marrin urdhër nga KQZ-ja./Zëri