Memli Krasniqi: Sa shpejtë i doli boja Vetëvendosjes

Memli Krasniqi: Sa shpejtë i doli boja Vetëvendosjes

Aktuale nëntor 12, 2019 - 17:06
Detajet

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të fundit të Vetëvendosjes e cila ka dalë hapur në mbrotje të votave që kanë ardhur nga Serbia pas mbylljes së procesit zgjedhor.

Memli Krasniqi nëpërmjet një reagimi në Facebook ka thënë se shumë shpejt i doli boja Vetëvendosjes, transmeton lajmi.net.

“Partia e Albin Kurtit sot zyrtarisht ka dale ne mbrojtje te votave te ardhura jashteligjshem nga Serbia, duke kerkuar nga Gjykata Supreme qe t’i lejoje ne rezultat zgjedhor votat per Listen Serbe. Kujt ia ka marr mendja qe partia qe deklarohet poshte e perpjete qe s’ben koalicion me Listen Serbe, sot eshte bere avokati i Listes Serbe, duke bere ankese ne Gjykaten Supreme ndaj vendimit te PZAP-se qe ka refuzuar votat e jashtligjshme te ardhura nga Serbia?”, ka shkruar ndër të thera zyrtari i lartë i PDK-së.

Reagimi i plotë i Memli Krasniqit:

Sa shpejte i dul boja Vetvendosjes!

Partia e Albin Kurtit sot zyrtarisht ka dale ne mbrojtje te votave te ardhura jashteligjshem nga Serbia, duke kerkuar nga Gjykata Supreme qe t’i lejoje ne rezultat zgjedhor votat per Listen Serbe. Kujt ia ka marr mendja qe partia qe deklarohet poshte e perpjete qe s’ben koalicion me Listen Serbe, sot eshte bere avokati i Listes Serbe, duke bere ankese ne Gjykaten Supreme ndaj vendimit te PZAP-se qe ka refuzuar votat e jashtligjshme te ardhura nga Serbia?

Me 29 tetor, Vetvendosja me komunikate zyrtare kerkonte anulimin e ketyre votave, duke i quajtur te jashteligishme, ndersa sot me 12 nentor i mbron ato vota te Listes Serbe, sikur te ishin votat e veta. Cka eshte ky veprim, nese jo uvertyre e partneritetit te ardhshem te partise se Albinit me veglen e Vuqiqit?

Qe gati nje muaj Vetvendosje eshte duke e vonuar finalizimin e procesit zgjedhor, duke bere ankesa e presione te lloj-llojshme ne institucionet pergjegjese, vetem duke kalkuluar ne cfaredo forme grabitjen e ndonje mandati shtese per vete. Sot, ndersa, ata dolen krejt hapur ne mbrojtje te te paligjshmes, dolen kunder deklarimeve te tyre te mehershme, dolen ne mbrojtje te manipulimeve me votat nga Serbia, te shtyre vetem e vetem nga etja per pak me shume pushtet.

Si PDK, ne jemi demtuar me se shumti nga gabimet e ketij procesi zgjedhor! Per shkak te gabimeve ne Formularin e Rezultateve, por edhe pas rinumerimit te rreth 850 kutive ne QNR, ne shumicen e tyre na eshte rritur numri i votave nga 1 deri ne 203 vota per kuti, duke na u shtuar me mijera vota ne total.

Perkunder fakteve konkrete te ketij demtimi, ka qene Kryetari Veseli qe s’eshte pajtuar me kerkesen per ankimim te Sherbimit Juridik te PDK-se, me qellimin e vetem qe te shpejtohet krijimi i institucioneve, ashtu sic ka qene i qarte ne kete qellim edhe naten e zgjedhjeve kur e pranoi rezultatin ende pa perfunduar mire as numerimi preliminar.

Por, vonesat qe po i ben Vetevendosje ne vazhdimesi per permbylljen e procesit zgjedhor, jane vetem manipulime te vogla ne vazhden e manipulimeve e mashtrimeve te medha qe do t’i nxjerrin te zhveshur nga cdo parim ne javet dhe muajt qe po vijne.

Sot, ata u bene avokate te Listes Serbe. Po neser, avokat te cilit djall do te behen?