Raportohet se u ftua nga Specialja, flet Xhavit Haliti

Raportohet se u ftua nga Specialja, flet Xhavit Haliti

Aktuale November 13, 2019 - 17:11
Detajet

Gjatë ditës së sotme u raportua se ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, është ftuar nga Gjykata Speciale, mirëpo i kontaktuar nga zeri.info Haliti e ka mohuar një gjë të tillë.

Me këtë rast, raportimet e tilla Haliti i ka cilësuar përralla, asgjë më shumë. “Jam në Berlin, në një konferencë. Këto janë përralla, thashetheme”, ka thënë shkurt Haliti për Zeri.info.

Ndërkohë ditëve të fundit është shtuar numri i ftesave të ardhura nga Gjykata Speciale.

Para pak ditësh nga Dhomat e Specializuara mori ftesë edhe kryetari i PDK-së Kadri Veseli, si dhe kandidati i LVV-së për deputet Rexhep Selimi./ZERi/