Gjysma e Fushë-Kosovës pa rrymë që nga mëngjesi, KEDS tregon arsyet

Gjysma e Fushë-Kosovës pa rrymë që nga mëngjesi, KEDS tregon arsyet

Aktuale November 13, 2019 - 19:57
Lexo Detajet

Që nga mëngjesi i sotëm, gjysma e Fushë-Kosovës ka mbetur pa rrymë.

Qytetarët dhe bizneset atje janë ankuar se që nga ora 11:00 e ditës së sotme, kanë mbetur pa energji elektrike.

Të kontaktuar nga Zëri.info, KEDS ka treguar se arsye e këtyre reduktimeve janë dëmtimet e kabllove nga punimet që po bënë ujësjellësi në Fushë-Kosovë.

“Një pjesë e Fushë Kosovës, ka mbetur pa rrymë për shkak të dëmtimeve të kabllove nga punimet e ujësjellësit, ekipet janë duke punuar pa ndërprerë në atë pjesë dhe po bëjnë të pamundure, por pas sanimit ujësjellësi ka dëmtuar përsëri kabllo të tjera gjatë punimeve”, ka thënë për Zëri.info, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Buzhala ka treguar se pesë trafo kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike si pasojë e këtyre dëmtimeve./ZERI/