Hoxhaj: Zgjedhja e ish-spiunit rus si raportues për dialogun në KE, do të ishte goditje e rëndë

Hoxhaj: Zgjedhja e ish-spiunit rus si raportues për dialogun në KE, do të ishte goditje e rëndë

Aktuale November 14, 2019 - 11:32
Detajet

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se zgjedhja e ish-spiunit rus si raportues i dialogut Kosovë-Serbi në Këshillit Evropian, do të ishte goditje e rëndë kundër vlerave dhe mandatit të KE-së.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se zgjedhja e duhur e kësaj pozite është shumë e rëndesishme për Ballkanin.

Ai ka shkruar se zgjedhja e një agjenti të GRU’së në një pozitë të tillë, do të ishte goditje e rëndë kundër vlerave edhe mandatit të Këshillit Evropian.

Ndërkohë, votimi në Këshillin Evropian për zgjedhjen e raportuesit të dialogut Kosovë-Serbi në Këshill, do të bëhet sot në orën 12:00.

“Sot, Këshilli Evropian mund të zgjedh në mes të një ish-spiuni rus ose një anëtari të respektuar të Bundestagut që të jetë raportues për Kosovën. Kjo zgjedhje është shumë e rëndësishme për Ballkanin. Të zgjedhësh një agjent të GRU’së në një pozitë të tillë, do të ishte goditje e rëndë kundër vlerave edhe mandatit të Këshillit Evropian.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.