MMPH-ja thotë se është përmirësuar cilësia e ajrit në Prishtinë, tregojnë arsyet

MMPH-ja thotë se është përmirësuar cilësia e ajrit në Prishtinë, tregojnë arsyet

Aktuale November 14, 2019 - 11:57
Detajet

Ajri në qytetin e Prishtinës këto ditë është përmirësuar dukshëm. E kjo për shkak të kushteve meteorologjike.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në një prononcim për EO, thotë se në bazë të të dhënave që i posedojnë nga stacionet e monitorimit, vërehet një përmirësim i gjendjes së cilësisë së ajrit.

“Është fakt që në bazë të të dhënave të cilat i kemi nga stacionet për monitorimin e cilësisë së ajrit dhe në bazë të këtyre të dhënave që prezantohen në monitor që i kemi të vendosur në disa lokacione në Prishtinë dhe ato mobil, vërehet që kemi një përmirësim të gjendjes, pra dy javët e fundit ka qenë periudhë në të cilën kemi pasur një cilësi të mirë të ajrit”, thotë ai.

Ai thotë se faktori kryesor për përmirësimin e cilësisë së ajrit del të jetë moti, i cili ndikon edhe në rënien e djegies së lëndëve ngrohëse, siç është thëngjilli.

“Faktori kryesor ka qenë përmirësimi i kushteve meteorologjike, rritja e temperaturave dhe ngritja e temperaturave ka bërë që qytetarët të ndezin më pak lëndë djegëse, duke përfshirë lëndët tjera djegëse që ndikojnë në rritjen e ndotjes së ajrit, qoftë përmes djegies nëpër ekonomitë familjare po ashtu edhe në biznese”, thotë ai.

Sahiti thotë se në kë të drejtim kanë ndërmarr disa masa parandaluese.

“Ne kemi ndërmarrë disa vendime sa i përket përdorimit të thëngjillit, kemi një vendim për ndalimin e përdorimit nëpër shkolla dhe poashtu edhe në objektet e institucioneve publike, mirëpo nuk kemi marrë një vendim për ndalimin e përdorimit të thëngjillit në ekonomitë familjare, për faktin se nuk mund të ndërmarrim një vendim të tillë përderisa nuk iu ofrojmë një alternativë për qytetarët dhe për këtë arsye ne kemi bërë apel nga qytetarët që mos të përdorin thëngjillin për ngrohje”, thotë ai.

Image