Komisioni u bën thirrje viktimave të dhunës seksuale që të aplikojnë për njohjen e statusit

Komisioni u bën thirrje viktimave të dhunës seksuale që të aplikojnë për njohjen e statusit

Aktuale November 15, 2019 - 10:44
Detajet

Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës, mbajti konferencën me titull: Progresi dhe Sfidat.

Minire Begaj-Balaj, kryetare e Komisionit, tha se procesi i njohjes është proces i vështirë, por bëri thirrje që të gjitha viktimat e dhunës të aplikojnë për njohje të statusit.

“Procesi i njohjes është proces i vështirë dhe delikat i cili ka filluar pas përfundimit të luftës. Trajtimi i dhunës viteve të fundit ka marrë vëmendje globale, komisioni ka filluar 2018 është duke kryer punën me seriozitet. Procesi zhvillohet me konfidencialitet te plotë, procesi po vazhdon, prej fillimit secili zyrtar janë duke kryer punën e tyre. Përpjekjet e Kosovës për këtë janë bërë model në botë”, tha ajo.

Kryetarja e Komisionit tha se në këtë fushë do të marrin edhe përvojat e Irakut, ndërsa shtoi se viti 2018 do të mbetet historik sa i përket të mbijetuarve  të dhunës seksuale.

“Së shpejti do ta kemi përvojën në Irak, për këtë çështje. Nevoja për vetëdijshëm është e domosdoshme për të mbijetuarit në Kosovë. Duhet shumë punë për luftimin e stigmës, paragjykimeve, duke ofruar qasje ne shëndetësisë, punësim, fuqizim ekonomik e qasje në drejtësi. Viti 2018 vit historik për të mbijetuarat e dhunës seksuale. Të gjithë personat e dhunës seksuale ju bëj thirrje të aplikojnë për njohjen e statusit, ta mbështesim se bashku këtë proces. Krimet e luftës te jenë prioritet i shoqërisë sonë.”, tha ajo

Alison Kosnett, nga Ambasada Amerikane ka dhënë ndihmë të vazhdueshmë për te mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë.

“faleminderit që me keni ftuar në këtë ngjarje.

Ato janë arsyet pse jemi këtu dhe pse arsyeje qe është formua komisioni. Dua të theksoj është përgjegjësi e të gjithëve për të siguruar se të mbijetuarat të trajtohen me dinjitet. Kemi obligim të ndihmon në riintegrim dhe jete produktive. Te mbijetuarat të marrin pjesë në të gjitha aktivitet e jetës. Kam folur me shume te mbijetuara ato kanë ndarë përjetimet e tyre me mua. Keto versione ishin te vështira për mua t’i dëgjoj, janë të vështira edhe për ato ti tregojnë. Kanë treguar stigmën të jetojnë në heshtje kjo është aspekti me i befasishëm. Më duket e vështire se dikush do i thoshte familjet mos të dal jashtë mos të shkojë në punë vetëm për atë se çka i ka ndodh gjatë luftës. “, theksoi ajo.

Ajo bëri thirrje të luftohet stigmatizimi, derisa kërkoi ndihmën e të gjithë shoqërisë.

“Është detyra e jona t’i shkatërrojmë barrierat dhe të krijojmë një mjedis ku nuk do te diskriminohen. Komisioni ka detyrën më të vështirën”, tha ajo.

Kosnett theksoi se duhet të fokusohemi në nevojat e të mbijetuarve jo vetëm në procese. Për komisionet organizatat bëj thirrje të bëni konsultime për përmirësimin e procesit.

Kosnett theksoi se liderë politik e fetar duhet të takojnë të mbijetuarat që ato mos te ndihen të turpëruara

Ish- deputetja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci

“E rëndësishme një pjesë e organizatave dhe shoqërisë civile për t’i përkrahur me një kohë as nuk janë përmendur që ekzistojnë dhe kanë qenë të izoluara nga shoqëria. Edhe pse pas kaq vitesh ka ardhur një kohë ku vuajtja e këtyre është njoftuar prej vendi në një formë. Njohja e statuti dhe pensionit do e mjaftueshme karshi asaj qe përballen në përditshmëri, dhe kemi shume pune për te bërë. Ne aspektin e përvojës sime sa me fat kam qenë për mundësit për ballafaqimin me atë qe kam përjetuar, por kam menduar pse duhet të jem si hero e viktimat e dhunës nuk qenkan”, tha ajo.