QKUK me mungesa të mëdha të gjakut

QKUK me mungesa të mëdha të gjakut

Aktuale November 15, 2019 - 11:02
Detajet

Kosovarët të cilët kërkojnë ndihmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duket se nuk do të kenë probleme sa i përket sigurimit të gjakut që u nevojitet.

Kjo pasi që dhurimi vullnetar i gjakut është në rritje e sipër shkruan Indeksonline.

Në Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut (QKKTGJ) në Prishtinë rezervat e gjakut janë të konsiderueshme dhe janë mbi pesëfishin e kërkesave ditore.

Kështu ka bërë të ditur për Indeksonline, Dr. Bukurije Zhubi, drejtoreshë në QKKTGJ.

Ajo ka thënë për Indeksonline se në raste të mungesave të përkohshme të disa grupeve të caktuara janë dhuruesit familjar të cilët e plotësojnë atë mungesë.

“Nevoja e kërkesave për gjak dhe produkte të gjakut i përmbushim përmes dhurimit vullnetar të gjakut i cili organizohet anëkënd Kosovës, dhe në raste të mungesave të përkohshme të disa grupeve të caktuara aty janë afër edhe dhuruesit familjar të cilët e plotësojnë atë mungesë.

Grupet negative janë më të rralla për shkak të fekuncës më të vogël në popullate dhe ato më vështirë sigurohen”, ka thënë ajo.

ZHubi ka treguar se shumica e dhurimeve të gjakut janë të grupeve të gjakut A, O dhe me sasi pak më të vogël grupi B dhe sidomos grupi i gjakut AB pozitiv.

“Shumica e dhurimeve të gjakut janë të grupeve të gjakut A, O dhe me sasi pak më të vogël grupi B dhe sidomos grupi i gjakut AB pozitiv. Ndërsa kur bëhet fjalë për grupet O, A, B, AB negative ato janë shumë më të rralla dhe atë në 15% të numrit të përgjithshëm të dhurimit të gjakut”, shtoi ajo.

Ndërsa nga QKUK, për Indeksonline kanë thënë se bashkëpunimi në mes të QKUK-së dhe Transfuzionit të Gjakut ka qenë dhe është në nivelin e duhur.

|Zyra për informim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ju njofton se Klinika Emergjente si dhe të gjitha kinikat e QKUK-së, sa herë që u është paraqit nevoja për doza të gjakut, për pacientë raste emergjente, reagimi i Transfuzionit të Gjakut ka qenë i menjëhershëm. Pra bashkëpunimi në mes të QKUK-së dhe Transfuzionit të Gjakut ka qenë dhe është në nivelin e duhur”