Milazim Krasniqi: Rama më i keq se Enver Hoxha, ky po e injoron ekzistencën e Kosovës

Milazim Krasniqi: Rama më i keq se Enver Hoxha, ky po e injoron ekzistencën e Kosovës

Aktuale November 15, 2019 - 11:10
Detajet

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, përmes një postimi ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vendosur që të koordinohet me Beogradin për raportet me Prishtinën, shkruan Indeksonline.

Sipas tij, njësoj kanë vepruar edhe dy liderë të tjerë shqiptarë: Esat Pashë Toptani dhe Enver Hoxha.

Por,Krasniqi vlerëson se faji i Edi Ramës është shumëfish më i madh, sesa i Esatit e Enverit, sepse po e injoron ekzistencën e një shteti, jo të një minoriteti.

“Rendi e don që të bëhet koordinimi paraprak ndërmjet Tiranës e Prishtinës, për raportet që duhet të mbahen me Beogradin. Ndërsa Edi Rama ka zgjedhë formulën e koordinimit të Tiranës me Beogradin, për raportet me Prishtinën. Para tij kështu kanë vepruar edhe dy liderë të tjerë shqiptarë: Esat Pashë Toptani dhe Enver Hoxha. Ama faji i Edi Ramës është shumëfish më i madh, sesa i Esatit e Enverit, sepse ky tash po e injoron ekzistencën e një shteti, jo të një minoriteti”, ka shkruar ai.