Nënkryetarja e AAK-së: VV-së për interesa personale po i konvenojnë votat e Listës Serbe

Nënkryetarja e AAK-së: VV-së për interesa personale po i konvenojnë votat e Listës Serbe

Aktuale November 17, 2019 - 11:02
Lexo Detajet

Nënkryetarja e AAK-së Teuta Haxhiu, njëherësh deputete për disa mandate në Kuvendin e Kosovës në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur mbi situatën aktuale politike në vend dhe procesin e çertifikimit të rezulatit zgjedhor.

Haxhiu këtë proces e sheh si të stërzgjatur pa nevojë dhe e sheh si të domosdoshme që sa më parë të bëhet Reforma Zgjedhore.

“Kohëzgjatja e certifikimit të zgjedhjeve është shumë e madhe,  është rasti i parë që stërzgjatet një proces i tillë. Kur është kërku reforma zgjedhore, subjektet politike në tërësi nuk kanë reflektu për një reformë zgjedhore. Kërkohet një reformë zgjedhore në afatin sa më të shkurtër , dhe një gjë e tillë duhet të bëhet pasi të formohet qeveria” tha Haxhiu

Qytetarët janë shumë të zhgënjyer që në fillim me deklaratat e kryeministrit në ardhje Albin Kurti në lidhje me Listën Serbe thotë deputetja e AAK-së

Haxhiu thekson se për interesa personale po ju konvenojnë votat e Listës Serbe.

“Tani kur ju konvenojnë votat e Listës Serbe janë në rregull ndërsa kur nuk ju konvenojnë nuk janë në rregull. Nga deklarata e Albin Kurtit së fundmi thotë se do ta kemi në qeveri Listën  Serbe se na e kërkon Kushtetuta ndërsa disa ditë më herët Albulena Haxhiu ka deklaruar se nuk kemi obligim kushtetues ti kemi qeveri. Askush nuk ndihet komod kur ti ketë në qeveri ministrat e vërtetë të Listës Serbe që janë kontrabandë e votave, prandaj duhet vëmendje e faktorit shqiptar që ta kemi një reformë zgjedhore. Por me këtë qeveri në ardhje do të kemi një zhgënjim hala më të madh se qeveritë e tjera”.

Edhe kohëzgjatja e çertifikimit të zgjedhjeve po i konvenon Vetëvendosjes deklaron Haxhiu.

“Si gjithmonë gara ka qenë brenda subjekteve politike dhe parregullsitë konsideroj kanë qenë brenda subjekteve politike dhe jo prej subjektit në subjekt dhe prandaj duhet reforma zgjedhore për të dale vota e qytetarit që ai e vendos dhe kjo fatkeqësisht nuk ka ndodh në të shumtën e rasteve. Lëvizjes Vetëvendosje po i konvenon të ketë dy anëtarë të KQZ-së ndërsa subjekti jonë nuk e ka asnjë padrejtësisht . Ne e kemi humb një Komunë në Istog, për shkak të votave të serbëve që kanë qenë po të njëjtat kur ka fituar LDK-ja, po të njëjtit votues dhe ato vota na e kanë marrë fitoren me vendime. Kjo kohëzgjatje ma së shumti po i konvenon Vetëvendosjes sepse nuk ka përvojë, pra do të kemi një zhgënjim të radhës” thotë Haxhiu për Gazeta Blic.

Kujtojmë se PZAP ka kthyer në proces rinumërimi 1472 kuti votimi si dhe ka anuluar votat e ardhura me postë nga Serbia ç’ka i siguruan koalicionit NISMA-AKR hyrjen në Kuvend.