Rinumërohen 433 vendvotimeve

Rinumërohen 433 vendvotimeve

Aktuale November 17, 2019 - 12:12
Lexo Detajet

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka filluar rinumërimi i 1.427 vendvotimeve, deri më të janë rinumëruar 433 sosh apo 31 ër qind e tyre.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka thënë së , në përgjithësi sipas të dhënave të deritashme, numri i vendvotimeve të rinumëruara është 433, shkruan Gazeta Sinjali.

“Gjatë ditës së shtunë, 16 nëntor, janë rinumëruar 134 vendvotime. Pra, në përgjithësi sipas të dhënave të deritashme, numri i vendvotimeve të rinumëruara është: 433 vendvotime apo rreth 31%”, ka thënë Elezi.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa para një jave sot ka marrë vendim të përjashtohen votat e ardhura nga Serbia dhe të rinumërohen 1.472 vendvotime.