Bie ndjeshëm numri i fëmijëve të braktisur

Bie ndjeshëm numri i fëmijëve të braktisur

Aktuale November 17, 2019 - 14:56
Detajet

Numri i fëmijëve të braktisur çdo vit po shkon duke u zvogëluar. Në vitin 2018, 28 raste dhe nga janari deri në shtator të këtij viti janë evidentuar 22 raste.Sipas të dhënave që posedon Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, del se numri i fëmijëve të braktisur çdo vit po shkon duke u zvogëluar.

Në vitin 2014, janë evidentuar 41 raste, në vitin 2015, 43 raste, në vitin 2016, 36 raste, në vitin 2017, 34 raste, në vitin 2018, 28 raste dhe nga janari deri në shtator të këtij viti  janë evidentuar 22 raste.Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, tha se strehimi i këtyre fëmijëve është një formë alternative e mbrojtjes së përkohshme dhe afatshkurtër për fëmijët e kësaj kategorie, për shkak se Republika e Kosovës që nga periudha e pasluftës nuk ka ndërtuar dhe rindërtuar asnjë jetimore, atëherë për mbrojtjen dhe strehimin e fëmijëve pa kujdes prindëror nga mosha  0-18 vjeç, ka zhvilluar partneritet me sektorin jo qeveritar, bashkëpunon me SOS Fshatrat e Fëmijëve dhe Shpresa dhe Shtëpi për fëmijët, “Caritas Umbria”.

Besnik Peci, udhëheqës i kujdesit alternativ për fëmijët që janë të strehuar në Fshatin Sos, tha se ata kanë kujdesin intensiv nga “SOS Nëna”, një grua e cila nuk ka obligime familjare jashtë “SOS Fshatit” dhe ka vendosur të punojë dhe të përkushtohet për rritjen e fëmijëve të cilët i besohen asaj.Ndërsa gjatë ditës, javës dhe vitit ata marrin shërbime sistematike prej psikologut, punëtorit social dhe pedagogut.Peci për KP, tha se aktualisht në Fshatin Sos janë të strehuar 60 fëmijë, të cilët marrin të gjitha shërbimet që i mundësojnë atyre fëmijëve të rritën në mënyrë të mirëfilltë si të gjithë fëmijët e tjerë.