Thaçi: KFOR-i i ka ruajtur kufijtë e jashtëm të Kosovës
Foto: Laura Hasani

Thaçi: KFOR-i i ka ruajtur kufijtë e jashtëm të Kosovës

Aktuale November 19, 2019 - 11:09
Lexoni detajet!

Presidenti i vendit Hashim Thaçi në ceremoninë e ndërrimit të komandantit të KFOR-it, tha se ndihet i nderuar që është pjesë e ceremonisë së ndërrimit të komandës së KFOR-it. Ai vlerësoi lartë punën e KFOR-it në Kosovë përgjatë këtyre 20 viteve, raporton “Zeri.info”

“Është nder pjesëmarrja në këtë ceremoni të ndërrimit të komandës së KFOR-it. Ndonëse ky ndërrim bëhet çdo vit, ajo çdo herë bie diçka të re. Risia e parë që sjell është thellimi i bashkëpunimit në mes të NATO-se, KFOR-it dhe i institucioneve të Kosovës”, ka thënë presidenti.

LEXO EDHE: Komandanti D’Addari përfundon detyrën: Do të më marrë malli për Kosovën

“Ju falënderoj në emër të gjithë qytetarëve dhe institucioneve për punën që keni bërë. Kjo ka ndikuar në jetën më të mirë të qytetarëve”, ka thënë tutje ai.

Ndërsa Thaçi pati urim edhe për komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë Michel Risi. Ai e uron për detyrën e re dhe i uroi mirëseardhje.

Për punën e KFOR-it në Kosovë që këto 20 vite, Thaçi tha se është krijuar një respekt për KFOR-in, në vend.

“KFOR-i gëzon respekt dhe besim ë madh tek qytetarët. Kjo falë profesionalizimit që jo vetëm i ruajtën kufijtë e jashtëm të Kosovës por krijuan edhe stabilitet të brendshëm”, ka thënë tutje presidenti, përcjell “Zeri.info”.

“Zvogëlimi i trupave të KFOR-it në Kosova ka treguar që është arritur sukses gjithmonë duke bashkëpunuar me institucionet e sigurisë në vend. Ne krijuan edhe Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në të ardhmen ne duam që jo vetëm NATO të jetë në Kosovë por që edhe ne të jemi në NATO”, ka thënë tutje Thaçi./Zeri