Komandanti Michel Risi: Nder i veçantë pranimi i Komandës
Foto: Laura Hasani

Komandanti Michel Risi: Nder i veçantë pranimi i Komandës

Aktuale November 19, 2019 - 11:25
Detajet

Qysh nga sot në Kosovë, komandant i ri i KFOR-it do të jetë italiani Michel Risi i cili do ta pasoj po ashtu italianin Lorenzo D’Addario. Para të pranishmëve Risi u shpreh i lumtur dhe i nderuar që tani e tutje do të shërbej në Kosovë si komandant i KFOR-it, shkruan “Zeri.info”.

“Është nder i veçantë për mua të qëndroj këtu para jush si komandant i radhës i Forcës së Kosovës të udhëhequr nga NATO-ja dhe të jem pasus i udhëheqësve të shkëlqyeshëm të cilët kontribuan sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës gjatë këtyre njëzet viteve të fundit”, tha Risi para të pranishmëve.

Ai falënderoi Ministrinë. mbrojtjes se Italisë për besimin e dhënë për ta caktuar atë në këtë pozitë.

“Falënderojë Minustrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Mbrojtjes së Italisë për besimin e veçantë që ma dhanë duke më caktuar në këtë pozitë. Ndjehem i nderuar dhe me përulje e marr këtë përgjgjegjësi të madhe në të komandë”, ka thënë tutje gjenerali i ri i KFOR-it në Kosovë, përcjell “Zeri.info”.