Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
Berisha për skandalin e Ramës me hartë: Akt flagrant i tradhtisë kombëtare

Berisha për skandalin e Ramës me hartë: Akt flagrant i tradhtisë kombëtare

Aktuale November 19, 2019 - 16:29
Lexoni detajet!

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha i ka reaguar kryeministrit Edi Rama që sot gjatë ditës ka publikuar një hartë ku shihet Kosova si pjesë e Serbisë.

LEXO EDHE: Edi Rama publikon një hartë ku shihet Kosova brenda kufijve të Serbisë

Berisha ka shkruar se ky është akt flagrant i tradhtisë kombëtarë, që fshin Kosovën si shtet të pavarur dhe e paraqet atë si territor të Serbisë, derisa, ai ka publikuar edhe fotografinë që është publikuar në profilin zyrtar të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës në rrjetin social Facebook.

LEXO EDHE: Pas presionit publik, Edi Rama largon hartën skandaloze ku Kosovën e bënte pjesë të Serbisë

Ndryshe, sot gjatë ditës, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar një video ku tregonte për një investim për furnizim me ujë, derisa në hartën e publikuar shihet Kosova si pjesë e Serbisë.