Aktivitete të ndryshme për të shënuar Ditën e të Drejtave të Fëmijëve

Aktivitete të ndryshme për të shënuar Ditën e të Drejtave të Fëmijëve

Aktuale November 20, 2019 - 09:01
Lexoni detajet!

Zyra e UNICEF-it në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Shtëpinë së Evropës në Kosovë, organizojnë aktivitetin kryesor për shënimin e 30 vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, që mbahet sot duke filluar nga ora 11:00 në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Me këtë rast, vetë fëmijët do të udhëheqin aktivitetin në të cilin po ashtu do të bashkëbisedojnë me shefin e zyrës së UNICEF, Murat Sahin, me shefin e zyrës së Save The Children, Ahmet Kryeziu, me shefen e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova si dhe me ambasadorët e Suedisë, Austrisë dhe Luksemburgut në Kosovë dhe drejtorin e Zyrës për Qeverisje të mirë në kuadër të Kryeministrisë së Kosovës.

Në një aktivitet tjetër, koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), hap dyert për fëmijët, prindërit dhe të gjithë qytetarët që dëshirojnë të vizitojnë ambientet e KOMF-it.

Po ashtu, me në shenjë kujtimi të përjetshëm të 1432 fëmijëve tanë martirë, të vrarë e të masakruar nga Serbia fashiste, në periudhën e viteve 1981 -1999, do tw pwrurohet billboardi, me pamje të obeliskut, me dimensione 3 metra të gjerë e 4 metra të gjatë, i cili do të vendoset në hapësirën reklamuese përballë Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës.

Kjo bwhet në shenjë simbolike për ta njoftuar opinionin publik se, mu në atë vend do të ngrihet kompleksi memorial në formë obelisku, i gjatë 30 metra dhe i gjerë 20 metra, në një sipërfaqe prej një hektarësh, ku do të mbillen 1432 pemë të tipit “poni” japonez, dhe në secilën pemë do të jetë nga një emër i fëmijëve të vrarë, data e lindjes dhe e vrasjes së tij.