Krasniqi: As lufta e as taksa nuk ishin zgjedhje të dëshirueshme, por na u imponua nga Serbia e gjenocidit

Krasniqi: As lufta e as taksa nuk ishin zgjedhje të dëshirueshme, por na u imponua nga Serbia e gjenocidit

Aktuale November 20, 2019 - 13:41
Lexoni detajet!

Kreu i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, mendon se taka prej 100% ndaj produkteve serbe në Kosovë, duhet të hiqet vetëm atëherë  pasi të ndërpritet agresiviteti i Beogradit kundrejt Prishtinës.

Në një postim në Facebook, ish kryeparlamentari ka adresuar kritika ndaj atyre që kërkojnë që të hiqet taksa.

Sipas Krasniqit, kritikët duhet ta kenë të qartë se as lufta çlirimtare e as taksa nuk ishin zgjedhje e dëshirueshme, por domosdoshmëri që u imponua nga Serbia e politikës së gjenocidit , përcjell periskopi.

Postimi i Krasniqit në Facebook

Mbrojtja edhe me Taksën 100% – ishte domosdoshmëri!

Shkurt, kushdo nga shqiptarët, kudo që jetojnë a gjallërojnë ata, nëse nuk e dinë pse ka ardhur deri të taksa e 100%, ai apo ata nuk e dinë as kah kanë ardhur e as në ç’drejtim duhet shkuar! Ata duhet ta dinë se, as rruga e luftës që zgjodhem dje e as taksa e re që u vendos para një viti, nuk ishin zgjedhje të dëshirueshme, ishin çështje të domosdoshme që na i pat imponuar SERBIA E POLITIKËS SË GJENOCIDIT.

Kushdo që kërkon heqjen e taksës sot, duhet ta dinë se kërkesa duhet t’I drejtohet Beogradit zyrtar, që ai të distancohet qartazi nga politikat e gjenocidit e të agresioneve diplomatike të Beogradit ndaj Kosovës dhe të ardhmës së saj.

Shkurt faji i politikës shqiptare nuk është vendosja e taksës, por vonosa e politikës sonë lakmiqare për grabitje e jo për ndërtim të shtetit të se drejtës.

Taksa duhet të hiqet vetëm pasi të ndërpritet çdo agresivitet i Beogradit.