KMDLNJ fton qytetarët të protestojnë kundër shtrenjtimit të sigurimit të veturave

KMDLNJ fton qytetarët të protestojnë kundër shtrenjtimit të sigurimit të veturave

Aktuale November 20, 2019 - 14:02
Lexoni detajet!

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut e kundërshton rritjen e taksës për sigurim të automjeteve nga kompanitë e sigurimeve dhe përgjegjës kryesor për këtë e bën Bankën Qendrore e cila, në vend ta luaj rolin e rregullatorit të këtyre kompanive po bëhet pjesë e zhvatjes aktive të buxhetit të qytetarëve të Kosovës.

“Në shumë vende të botës nëse i keni dy vetura dhe të cilat nuk i përdorni çdo ditë, me një palë tabela mund të ngasni veturat duke i zhvendosur sipas nevojës, nga njëra veturë në tjetrën”, thuhet në një reagim të Këshillit.

KMDLNj mendon se pikërisht ulja e çmimeve tarifore për sigurim dhe regjistrim të automjeteve mund të ndikojë shumë në zvogëlimin e numrit të 100 mijë veturave të pasiguruara dhe të paregjistruara.

“Rritja e paralajmëruar e tarifave nga kompanitë e sigurimeve, me pëlqimin diskriminues të BQK-së vetëm sa do ta rris numrin prej 100 mijë  automjeteve të pasiguruara dhe të paregjistruara”, thotë KMDLNJ.

Andaj në lidhje me këtë KMDLNJ fton qytetarët që të protestojnë kundër këtij vendimi  dhe të mbrojnë të drejtat e tyre.

Po ashtu BQK fton Prokurorinë e Shtetit  të bëjë hetime për “një vendim krejtësisht jotransparent që e ngarkon buxhetin e qytetarit, edhe ashtu të varfëruar”.

KMDLNj pret dhe kërkon që Autoriteti i Konkurrencës të jetë më i vendosur në reagim ndaj këtij vendimi të padrejtë dhe diskriminues.