KOMF diskuton me prindërit, fëmijët dhe kujdestarët në 30 vjetorin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës

KOMF diskuton me prindërit, fëmijët dhe kujdestarët në 30 vjetorin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës

Aktuale November 20, 2019 - 14:31
Lexoni detajet!

Për nder të shënimit të 30 vjetorit të Konventës për Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, sot ka pritur fëmijët, prindërit dhe kujdestarët në zyret e KOMF për të biseduar bashkë për të drejtat e fëmijëve.

 Gjatë vizitës, KOMF bashkëbisedoi me fëmijët dhe prindërit për të drejtat e fëmijëve, dëshirat dhe brengat e tyre.

 Fëmijët patën rastin të shprehen edhe përmes lojërave dhe vizatimeve në Librin e Fëmijëve.

 Përveç qëllimit të shënimit të kësaj dite, aktivitetet e kësaj natyre me fëmijët janë dhe do të mbesin shumë të rëndësishme për KOMF, për të përçuar zërin e fëmijëve tek vendimmarrësit dhe shoqëria kosovare.

KOMF sot gjatë ditës ndërkaq iu bëri thirrje institucioneve të marrin të gjitha veprimet përgatitore për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, në mënyrë që të sigurojë mbrojtjen e fëmijëve.