Zyrtari i lartë i LDK-së: Nuk hyjmë në koalicion me VV-në pa na takuar neve presidenti

Zyrtari i lartë i LDK-së: Nuk hyjmë në koalicion me VV-në pa na takuar neve presidenti

Aktuale November 20, 2019 - 22:30

Ish-kryetari i Komunës së Ferizajt nga LDK, Muharrem Sfarqa, në Debat Plus ka thënë se posti i presidentit mund ta prishë koalicionin e mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje (VV).

“LDK nuk hyn me VV në koalicion pa e marrë presidentin. Nëse ata duan me u bë vetë, le të hyjnë pra. Posti i presidentit mund të prishë koalicionin LDK-VV”, ka thënë Sfarqa.

Sfarqa ka thënë se nuk ka të keqe që kreu i LDK-së, Isa Mustafa, të jetë president.

“Më shumë është pengesë që të mos diskutohet posti i presidentit dhe ne kemi një qeveri që mund të rrezikojë për zgjedhje të reja.. Për hir të stabilitetit të kësaj qeverie, posti i presidentit duhet të jetë në tavolinën për bisedime dhe marrëveshje”, tha ai

“Është me rëndësi që kjo të jetë çështje e LDK se kënd do ta nominojë për president. Nëse LDK vendos që president të jetë Isa Mustafa, nuk besoj që ka diçka të keqe aty. Duhet t’i takojë LDK sepse garanton stabiliteti në qeverisje deri në fund të mandatit”, shtoi Sfarqa.