Edi Rama dhe dy zyrtarë të lartë të qeverisë së Shqipërisë ftohen urgjentisht në SHBA

Edi Rama dhe dy zyrtarë të lartë të qeverisë së Shqipërisë ftohen urgjentisht në SHBA

Aktuale November 21, 2019 - 23:00
Lexoni detajet!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Zëvendës ministri i jashtëm i Shqipërisë Etjen Xhafaj dhe sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë së Shqipërisë, Engjëll Agaçi janë ftuar urgjentisht në SHBA.

Lajmi.net merr vesh nga burime të sigurta brenda Kryeministrisë së Shqipërisë që të tre po qëndrojnë në Departamentin e Shtetit në SHBA, shkruan lajmi.net.

Nuk dihet ende se cila është arsyeja për të cilën janë ftuar urgjentisht 3 zyrtarë të lartë të Shqipërisë atje.

“Fakti se janë ftuar urgjentisht dhe nuk është pasqyruar në media zgjon dyshime”, ka thënë ky burim.

Vlen të theksohet se kohëve të fundit, kryeministri shqiptar – Edi Rama ka bërë disa lëvizje drastike të cilat kanë ngjallur reagime të mëdha.

Gjithashtu, ideja e Mini-Shengenit Ballkanik është një nga temat më të nxehta të momentit, ndërsa një video e publikuar e Edi Ramës që Kosovën e tregonte si pjesë të Serbisë është përfolur shumë në media.