Serbia nënshkruan marrëveshjen për Autostradën gjigante, nga kjo rrugë përfitojnë edhe mërgimtarët nga Kosova

Serbia nënshkruan marrëveshjen për Autostradën gjigante, nga kjo rrugë përfitojnë edhe mërgimtarët nga Kosova

Aktuale December 05, 2019 - 12:21
Detajet

Autoritetet serbe kanë nënshkruar sot marrëveshjen për fillimin e punimeve për Autostradën e të ashtëquajturit Korridori Moravian i Serbisë.

Autostrada qindra-kilometërshe do të kalojë në mes të Serbisë. Punimet në këtë autostradë pritet të fillojnë menjëherë, ndërsa pritet të përfundojë në më pak se 4 vite.

Bechtel Enka UK do të jetë kompania që do të kryej punimet.

Seksioni i parë i punimeve pritet të kryhet në nëntor të vitit 2021, me rrugën deri në Krushevc.

Kjo rrugë do të jetë autostrada e parë dixhitale, dhe do të jetë autostrada më e gjerë në Serbi deri më tani.

Korridori Moravian do të bashkohet me korridorin 10 dhe 11.

Ndërtimi i kësaj rruge do të jetë lajm i mirë edhe për mërgimtarët kosovarë të cilët kalojnë shumë në këto rrugë për ardhjen në Kosovë.