Kryeziu: Presidenti të zgjidhet nga qytetarët

Kryeziu: Presidenti të zgjidhet nga qytetarët

Aktuale December 06, 2019 - 10:39
Detajet

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës Ismet Kryeziu, konsideron se zgjedhja e Presidentit të ri të vendit duhet të bëhet përmes qytetarëve.

Sipas Kryeziut, subjektet politike që po negociojnë për bashkëqeverisje LVV-LDK duhet të bëjnë kompromis për këtë çështje.

“Zgjedhja e presidentit, gjithherë i është nënshtruar përplasjeve dhe ngërçeve politike. Madje pika me e lartë e mosmarrëveshjeve është shenuar në vitin 2011, kur është nevojitur edhe ndërmjetësimi i partnerëve ndërkombëtare për të ardhur deri të një kompromis, pas të cilit erdhi deri të zgjedhja e znj. Atifete Jahjagës për presidente të vendit, e cila nuk kishte as protofolio dhe as bagazh politik, aq më tepër e panjohur për pjesën me të madhe të qytetarëve”, tha Kryeziu, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Postimi i tij i plotë:

Ismet Kryeziu

Kompromisi që duhet ta arrijnë VV-LDK, zgjedhja e Presidentit në mënyrë të drejtpërdrejt nga qytetarët

Zgjedhja e presidentit, gjithhere i eshte nenshtruar perplasjeve dhe ngerçeve politike. Madje pika me e larte e mosmarreveshjeve eshte shenuar ne vitin 2011, kur eshte nevojitur edhe ndermjetesimi i partnereve nderkombetare per te ardhur deri te nje kompromis, pas te cilit erdhi deri te zgjedhja e znj. Atifete Jahjages per presidente te vendit, e cila nuk kishte as protofolio dhe as bagazh politik, aq me teper e panjohur per pjesen me te madhe te qytetareve.

Jo vetem zgjedhja, por dhe kunderkandidimi si kriter kushtetues eshte pare si problematik dhe devalvim i kesaj pozite dhe veprimeve politke per te permbushur kete obiligim kushtetues. Ju kujtohet zgjedhja e presidentit Thaçi edhe kunderkandidatit te tij, Rafet Rama.

VV-ja dhe LDK-ja pas arritjes se koncensusit per numrin e dikastereve te qeverise dhe pas harmonizimit te çeshtjeve programore, patjeter duhet t’a kene si prioritet dakordimin per inicimin e reformes zgjedhore. Tani ne fazen finale te marreveshjes kur kete dy subjekte kane nevoje per kompromise ne ndarjen e pergjegjesive qeverisese, portofolove te veçanta per secilen ministri, per emra te ministrave etj, permes marreveshjes per reforme zgjedhore do te shmangnin perplasjet dhe ngerçin rreth pozites se presidentit.

Kompromisi per zgjedhje te drejteperdrejte te presidentit me voten e qytetareve, do te duhej te ishte ishte prioritet jo vetem per koalicionin e tyre; keshtu do te prodhohej nje zgjidhje edhe per te ardhmen per secilen parti e koalicion qe do merrte mandatin per te qeverisur. Do te ishte zgjidhje afatgjate e shmangjes se pazareve politike, konfrontimeve, provokimit te zgjedhjeve te parakohshme, do stoponte degradimin e kesaj pozite e cila eshte pozita e pare shteterore dhe do duhej te kishte vlera te unifkimit qytetar e politik.