Drejtori i Vetëvendosjes në Komunën e Prizrenit ja hedhë valles pas aktakuzës nga Prokuroria

Drejtori i Vetëvendosjes në Komunën e Prizrenit ja hedhë valles pas aktakuzës nga Prokuroria

Aktuale December 06, 2019 - 21:16
Detajet

Ngritja e aktakuzës për shpërdorim detyre katër ditë më herët nuk i ka penguar fare drejtorit të shërbimeve publike në Komunën e Prizrenit nga radhët e Vetëvendosjes, Levent Kasemit.

Madje ai duket në disponim të mirë duke kërcyer me valle dhe madje hipër sipër një karrige, të rrethuar me pije alkoolike dhe shumë zyrtarë të tjerë të Vetevendosje. Afër të tij në të djathtë, është drejtori i shëndetësisë në këtë komunë, Visar Shehu.

Këto pamje të shpërndara nëpër rrjetet sociale sot pasdite i kanë irrituar qytetarët e shumtë të Prizrenit të cilët po e shprehin cdo ditë pakënaqësinë e tyre me qeverisjen e Vetëvendosjes në këtë komunë.