Veseli flet pas intervistimit nga Specialja, ka një thirrje për kosovarët

Veseli flet pas intervistimit nga Specialja, ka një thirrje për kosovarët

Aktuale December 10, 2019 - 14:22
detaje

 

E shkurtër ka qenë deklarata e kreut të PDK-së, Kadri Veseli, njëheri ish anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, i cili sot u intervistua nga Prokuroria Speciale raporton “Zeri.info”. Pas intervisitmit tre orësh, Veseli ka ndarë vetëm një minutë për gazetarët, me ç’rast nuk tregoi cilësinë e ftesës e se si u mbrojt para pyetjeve të Prokurorisë së Dhomave Specializuara.

E tëra që Veseli konfirmoi është përfundimin e interbistimit si dhe shfrytëzoi rastin t’i bëjë thirrje kosovarëve në tejkalimin e kësaj sfide. “Siç kam premtuar publikisht sot jam paraqitur për intervistim, kam përfunduar intervistën. Vitet 90-ta kanë qenë vite të rënda për popullin tonë, një nënshtrim para Serbisë për pastrim etnik, për gjenocid kundër popullit tonë.

Ne, lëvizja jonë ju kemi kundërvë këtij gjenocidi, UÇK-ja ka qenë përball këtij gjenocidi serb, lufta e UÇK-së ka qenë në përballje me spastrimit etnik që ka synuar Serbia ta bëjë në Kosovë. Ftoj gjithë qytetarët e Kosovës që të jemi bashkë ta kalojmë këtë sfidë, kjo është e tëra”, tha Veseli. Kujtojmë se intervistimi i Veselit filloi në orën 10:00 të mëngjesit të sotëm, derisa përfundoi pas orës 13:00. /ZERI