Astrit Haraqija vjen me një “përgjigje” për ata që po e kritikojnë LDK-në

Astrit Haraqija vjen me një “përgjigje” për ata që po e kritikojnë LDK-në

Aktuale December 11, 2019 - 22:06
Detaje

Ish- ministri i Kulturës nga radhët e Lidhjes Demorkatike të Kosovës, Astrit Haraqija ka reaguar pas deklaratave dhe akuzave të fundit që po bëhen, se LDK është fajtore për zvarritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me Vetëvendosjen.

Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se Lidhja Demokratike e Kosovës i realizon gjithmonë ato që i premton.

Haraqija ka shkruar se pa LDK-në nuk do të ishte as shteti i Kosovës.

Reagimi i plotë:

O leni more LDKnë se nuk ik ,
Ato që thotë LDKja i realizon,
Pa LDK ë s”do ishte ky shtet,
A pajtona une me udheheqje a spajtona pak ka rendësi.
Zoti bekoftë LDKnë,
Zoti bekoftë Presidentin RUGOVA
Zoti bekoftë DARDANIN

Ndryshe, sot ka pasur një takim ndërmjet Isa Mustafës e Albin Kurtit, por pa sukses.