Komuna e Prishtinës do t’i ushqejë qentë endacakë

Komuna e Prishtinës do t’i ushqejë qentë endacakë

Aktuale December 12, 2019 - 20:15
Ushqimi për qentë endacakë do të vendoset në pesë pika kryesore në kryeqytet.

Në këto ditë të ftohta, qentë endacakë përballen me mungesë të ushqimit.

E kjo gjë mund ti bëjë ata edhe më agresivë.

Por, komuna e Prishtinës, ka vendosur t’u bëjë një zgjidhje.

Kryeqytetit ka hapur një tender në vlerë prej mbi 12 mijë euro, vetëm për ti ushqyer qentë endacak. 

Këtë tender e ka fituar kompania AL – TEC.

Një gjë e tillë konfirmohet edhe nga nënkryetari në komunën  e Prishtinës, Muhedin Nushi.

Sipas Nushit, janë paraparë gjithsejtë 5 pika të ushqimit për qentë endacakë, në pika kryesore në qytet.

Derisa thotë se do t’u ofrohet ushqim dy herë në ditë.

Nëse pilot – projekti tregohet i suksesshëm, sipas nënkryetarit do implementohet në formë të plotë.

Ndërkohë edhe sipas Agjensisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, kompania që ka fituar projektin i plotëson kriteret higjenike dhe teknike, për ta kryer punën.

Por komuna e Prishtinës, nuk e ka lënë me kaq.

Ajo muajin e kaluar kishte dorëzuar në prokurim projektin për ndërtim të qendrës ose strehimores për qentë endacakë në Prishtinë.

Këtë e kishte konfirmuar vetë kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti.