Kurti: Asnjëri prej tre kandidatëve të LDK-së nuk e deshi postin e presidentit

Kurti: Asnjëri prej tre kandidatëve të LDK-së nuk e deshi postin e presidentit

Aktuale December 12, 2019 - 20:57
Kryetari I LVV-së në një intervistë në RTK ka thënë së LDK po I kërkon vazhdimisht qe ta mbështes kërkesën e tyre për të parit të vendit, transmeton Zeri

“Po më kërkohet një pëlqim blanko. Më kanë kërkuar postin por nuk më kanë treguar kush është ai”,është shprehur Kurti. “Asnjë nga tre anëtarë e kryesisë së LDK’ së nuk e kanë pranuar se duan të bëhen president”, shton tutje ai.

“Është një President fantom në tentativë që nuk po e dimë kush është. Presidenti është personalitet. Unë nuk mund të them që kam emra edhe për karrige të zbrazëta që po na presin e lëre më për një karrige që është e nxënë”.

LDK dhe LVV janë pothuajse në fund të marrëveshjes për koalicionin qeverisës. Grupet punuese të dy partive politike kanë arritur që të krijojnë një plan program të përbashkët qeverisës dhe tani pritet që shumë shpejtë të bëhet edhe ndarja e posteve. Te dyja palët janë dakorduar që gjatë ditëve në vijim të takohen dhe të lidhin marrëveshjen para konstituimit të Kuvendit.