Specialja fton edhe babain e këshilltarit të Pacollit

Specialja fton edhe babain e këshilltarit të Pacollit

Aktuale December 13, 2019 - 11:38
Ai ka bërë të ditur se intervistimi do të ndodhë më 22 janar

Bedri Zyberaj, babai i Jetlir Zyberajt që është këshilltar i ministrit të Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, është ftuar nga Specialja.

Lajmin e ka bërë të ditur  përmes një postimi në Facebook, vetë Zyberaj, shkruan lajmi.net.

Ai ka bërë të ditur se intervistimi do të ndodhë më 22 janar të vitit të ardhshëm.

Postimi i plotë:

Për shkak të angazhimit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, babai im, prof. Bedri Zyberaj, dje, është ftuar që, të paraqitet në Hagë, me dt. 22 janar 2020, për t’u intervistuar nga prokurori i dhomave speciale.