Haradinaj: U munduan të më shantazhojnë mua e Kosovën, ua dhash fytyrës

Haradinaj: U munduan të më shantazhojnë mua e Kosovën, ua dhash fytyrës

Aktuale December 13, 2019 - 21:46
Detajet

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, në emisionin “A Show”, me Adi Krastën, të transmetuar në televizionin T7, ka thënë se e ka çliruar shtetin nga ata që u munduan që të shantazhonin atë dhe shtetin e Kosovës.

“Unë e kam çliruar shtetin prej atyre që janë munduar që të më shantazhonin mua dhe të tjerët, të shantazhonin shtetin e Kosovës. Ua kam jep fytyrës shantazhin”, është shprehur Haradinaj.

Ai gjithashtu tregoi se gjatë zgjedhjeve humbi vota nga Serbia.

“Unë kam humbur vota edhe nga Serbia sepse ekziston mundësia me u ndiku përmes forcës së butë, interesave të caktuara, në kohën kur unë e vendosa taksën kundër Serbisë”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, ai tregoi se është falënderues që mori 100 mijë vota në zgjedhjet e fundit për kundër asj që sipas tij i doli kundër SHBA’ve, Federica Mogherinit dhe taskës.

“Gjatë mandatit tim si kryeministër unë dola kundër SHBA’së, Mogerinit, taksës, të gjithëve, pra për mua 100 mijë vota janë shumë dhe jam falënderues”, shtoi Haradinaj.