Sonte Berlini, Milano, Londra dhe Paris ia kanë zili Prishtinës për këtë arsye!
Aktuale
December 13, 2019 - 23:43
Detajet
Javët e fundit është lajmëruar shpesh se në Prishtinë ajri po është shumë i ndotur.
Por, jo edhe sonte. Në Prishtinë sonte ajri është më i pastër se në Berlin dhe Milano, transmeton Indeksonline.
Sipas aplikacionit ‘AirVisual’, Prishtina gjendet në pozitën e 69-të sa i përket ajri të ndotur.
Nga matjet që bën, në kryeqytetin e Kosovës rezulton të jetë ajër i mirë.
Ajër më të ndotur kanë qytet e njohura si Los Angeles, Shkupi, Kievi, Beogradi, Milano, Berlini, Londër, Paris etj.
Vendi me ajrin më të ndotur sonte është qyteti i Hanoit në Vietnam.