Tregon Mushkolaj: Kështu duhet të ndahet pushteti mes VV-së dhe LDK-së

Tregon Mushkolaj: Kështu duhet të ndahet pushteti mes VV-së dhe LDK-së

Aktuale December 14, 2019 - 13:58

Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka thënë se parimi logjik i arritjes së koalicionit mes VV-së dhe LDK-së, është që mos të futet në diskutim posti i presidentit.

Përmes një shkrimi në facebook, Mushkolaj ka thëksuar se ndarja e pushtetit do të duhej të bëhej kështu: VV kryeministrin, LDK kryeparlamentarin. Ministritë 50/50.

Kurse, sa i përket presidentit, Mushkolaj ka thënë se mund të merren vesh për një emër që nuk i takon asnjë partie politike, ose të përfundojë reforma zgjedhore që ai të zgjidhet direkt nga vota e qytetarëve.

Në fund Mushkolaj ka thënë që të mos harrojmë se LDK i ka humbë zgjedhjet.

Parimi logjik i ndarjes së pushtetit: VV kryeministrin, LDK kryeparlamentarin. Ministritë 50/50. Pse duhet me ia dhonë LDK’së presidentin? Munden me u marrë vesh për nji emën që nuk i takon asji partie ose me e kry reformën zgjedhore dhe me e zgjedh presidentin direkt. Të mos harrojmë: LDK i ka humbë zgjedhjet.