Melihate Tërmkolli në mbrojtje të Osmanit: Pse s’reaguat kur Sveçla u takua me Gjuriqin

Melihate Tërmkolli në mbrojtje të Osmanit: Pse s’reaguat kur Sveçla u takua me Gjuriqin

Aktuale December 14, 2019 - 14:53
Tërmkolli reagoi pas deklaratave të Agim Veliut

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Melihate Tërmkolli i ka dal në mbrojtje nënkryetares së LDK’së, Vjosa Osmanit, pas deklaratave të Agim Veliut, i cili tha se Osmani duhet të japë llogari rreth takimit me kreu e VV’së, Albin Kurtin.

Përmes një postimi në Facebook, Tërmkolli ka thënë se ata që po reagojnë lidhur me këtë takim, nuk e kanë thënë asnjë fjalë për deklarata e Vuëiqit dhe Gjuriqit në mohimin e masakrës serbe ndaj shqiptarëve në Reëak, apo për takimin e Xhelal Sveçlës me Gjuriqin në Tiranë.

“Zyrtarë të Kryesisë së LDK-së paskan reaguar duke kërkuar edhe sqarim për një takim- përshëndetje të znj.Vjosa Osmani me z. Albin Kurti, në hollin e Kuvendit të Kosovës, pra me njeriun me të cilin LDK po takohet përditë dhe po pret të bëjë koalicion qeverisës me të. Këto ditë nuk kam dëgjuar ndonjë reagim zyrtar të LDK-së për deklaratat e Vuëiqit dhe Gjuriqit në mohimin e masakrës serbe ndaj shqiptarëve në Reëak. Poashtu nuk dëgjova asnjë reagim për takimet e zyrtarëve më të lartë të VV-së me Gjuriqin në Tiranë! Këtu ka ra LDK-ja jonë?! “, ka shkruar Tërmkolli.