Kurti prezanton aderimin e ri në VV

Kurti prezanton aderimin e ri në VV

Aktuale December 15, 2019 - 11:44
Nga diaspora në Vetëvendosje

Kastriot Jonuzi është anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosje. 

Lajmin për anëtarësimin e tij në Lëvizje e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Albin Kurti.

Kurti përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar se Jonuzi me profesion është jurist, dhe sipas tij me profesionistë të kësaj fushe, do ta kemi më të lehtë luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë.

Shkrimi i plotë i Kurtit:

Ka qenë vetëm dy vjeç kur ka shkuar në Angli me prindërit e tij. Sot dëshiron të kthehet në Kosovë që të punojë në vendlindje. Kastriot Jonuzi u anëtarësua në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ai është jurist i diplomuar në Universitetin Surrey në Angli, dhe ka përfunduar edhe studimet pasuniversitare në fushën e Qeverisjes, Rrezikut dhe Pajtueshmërisë në International Compliance Association. Kastrioti punon si menaxher i sektorit të AML (kundër pastrimit të parave) dhe pajtueshmërisë në Community Loans of America (Loans 2 Go) që nga viti 2016.

Me profesionistë të kësaj fushe, do ta kemi më të lehtë luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë. Lëvizja jonë është adresa e njerëzve vullnetmirë që duan të kontribuojnë me dijen dhe shkathtësitë e tyre për jetën dhe mirëqenien e të gjithëve. Kthimi i trurit do të jetë prioritet i qeverisë sonë të re.