Pacolli në portin e Hamburgut: Para 46 vitesh, këtu punoja punë të rënda fizike për studimet e mija!

Pacolli në portin e Hamburgut: Para 46 vitesh, këtu punoja punë të rënda fizike për studimet e mija!

Aktuale December 15, 2019 - 16:38
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, këtë vikend është duke e kaluar në Gjermani

Ai madje ka vizituar portin e Hamburgut, ku ka ndaluar që ta bëj edhe një fotografi, duke treguar se pikërisht në këtë vend para më shumë se katër dekadash ka bërë punë fizike, për t’i financuar studimet e tij!

Ky është postimi i tij i plotë:

"Ky postim u dedikohet miqve dhe dashamirësve të mi!

Në këtë fotografi shihet porti i Hamburgut, në të cilin para 46 vitesh punoja punë të rënda fizike(trajtimin e anijeve te mallrave) për të financuar studimet e mija.

Ishte ndjenjë emocionuese të gjindem prap në këtë vend, tani në një pozicion krejtësisht tjetër dhe jo më si qytetar i Jugoslavisë por qytetar i Republikës së Kosovës.
Mbrëmë këtu inagurova Konzullaten gjenerale të Republikës së pavarur të Kosovës".

Image